![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/serbia.jpg)
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk ulemi në bisedime pa e tërhequr Kosova policinë
26 shtator 2021
| 12:52
Ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Stefanoviq, ka kërkuar që autoritetet e Kosovës t’i tërheqin trupat policore nga veriu.
Sipas tij, nëse kjo nuk ndodhë, është e pamundur të ulet në tavolinën e bisedimeve.
Madje, ai me cinizëm ka arsyetuar edhe provokimet me helikopterë dhe aeroplanë afër kufirit me Kosovën, për të cilat thotë se ky është vendim sovran i Serbisë.
“Ne nuk po sjellim tension, as askush nuk do të na thotë se ku do t’i përdorim forcat, ushtrinë dhe policinë tonë në pjesën e Serbisë qendrore, ky është vendimi sovran i Serbisë”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova ka shkaktuar shqetësim me dërgimin e specialëve në veri.
“Është e pakuptimtë që ata të krijojnë një problem, dhe pastaj kërkohen koncesione”, ka thënë ai.