Ministri serb i Mbrojtjes vazhdon të merret me Kosovën: Sfidë ruajtja e paqes

01 janar 2023 | 18:38

Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq e ka paraqitur kinse të vështirë gjendjen e sigurisë së serbëve në Kosovë.

Në një intervistë të fillimvitit për Tanjug, ministri i Vuçiqit e përmendi ruajtjen e paqes si një nga “sfidat më të mëdha në vitin 2023”.

“Sfidat më të mëdha në vitin 2023 do të jenë ruajtja e paqes, lirisë dhe popullit tonë në Kosovë, në mbarë Serbinë, pa na përndjekur dhe poshtëruar askush”, ka thënë ai.

Duke folur për planet për vitin 2023, Vuçeviq tha se ato janë “që të vazhdojë forcimi i Forcave të Armatosura Serbe, të forcohen kapacitetet mbrojtëse”.

Ai tha se gjithashtu planifikon një ndryshim plani në ambientin e ushtrisë serbe.

“Që oficerët tanë të krenohen kur veshin uniformën, të kenë nderin ta veshin, nuk është çështje iniciative legjislative, por e mjedisit të përgjithshëm dhe një marrëdhënie emocionale, jo vetëm një marrëdhënie ekonomike pragmatike, por edhe patriotike dhe sigurisht që ruajmë paqen dhe lirinë”, ka thënë Vuçeviq.

Sveçla: Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndalen

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pret sërish provokime…