Ministri serb: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

08 maj 2022 | 14:35

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka deklaruar se Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve të Këshillit të Evropës.

Duke komentuar interesimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Selakoviqi ka thënë se “nuk është sekret që Prishtina ka përkrahjen e shumicës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk i ka parimet në anën e saj”.

“Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq nëse shkelen brutalisht marrëveshjet e Uashingtonit dhe Brukselit, gabon”, ka thënë Selakoviqi, raporton “N1”.

Më tutje, ai ka thënë se “do ta aktivizojmë çdo politikë të mundshme të mbrojtjes së interesave të shtetit të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë”.

Kujtojmë se Rusia javë më parë është përjashtuar nga Këshilli i Evropës dhe në këtë formë Kosovës i është lehtësuar rruga për anëtarësim pasi që rusët do të mund ta bllokonin përmes vendosjes së vetos.

Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre muaj para përfundimit të mandatit si përfaqësues special i…