Ministri Shala ia prish planet Serbisë për inskenim të katastrofës humanitare në veri
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë me dije se kanë nisur kontingjentet me ushqim në veri të vendit.
“Zhvillimi i biznesit, ofrimi i produkteve ushqimore për secilin qytetar të vendit është nevojë esenciale dhe si e tillë është obligim qytetar yni si përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Bizneset kosovare qëndrojnë pranë qytetarëve tanë në veri të vendit, duke iu ofruar produkte esenciale ushqimore në mënyrë që të mos iu mungojë asgjë”, ka thënë Shala
Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të shtrijnë sovranitetin e vendit në çdo pjesë të territorit të Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë të shtrijmë sovranitetin e vendit në çdo pjesë të 10,887 km2. Asnjë qytetari të Republikës së Kosovës nuk do t’i mungojë asnjë produkt. Tregu ynë është i hapur dhe ofron të gjitha produktet e nevojshme për një jetë të dinjitetshme për secilin qytetar të vendit”, ka deklaruar Shala, raporton “Epoka e re”.