Ministri Shala: Industria e gastronomisë ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik
12 shkurt 2019
| 14:25
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e shoqatës së gastronomeve të Prishtinës.
Ai ka thënë se që nga marrja e mandatit si ministër ka premtuar se do të jem zë i bizneseve në Qeverinë e Kosovës.
“Industria e gastronomisë në vendin tonë është e treta më e madhe në Kosovë. Gastronomet e Kosovës janë kontribuues të mëdhenj në akrën e shtetit, por edhe në punësimin e qytetarëve tanë. Prandaj unë jam i fokusuar që kërkesave të tyre t’u japim zgjidhje, duke respektuar banorët, gjithashtu edhe duke stimuluar zhvillimin e kësaj industrie e cila ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të vendin”, ka thënë Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
/Epoka e re/