Ministri Shala: Kosova po krijon kushte për investitorët
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj ka takuar drejtorin e kompanisë “Eurowings” Oliver Wagner pjesë e Lufthansa Group.
Shala ka bërë me dije se Wagner ua ka konfirmuar se Kosova është përzgjedhur si bazë për të operuar dhe për të ofruar shërbime në tregun e aviacionit ajror.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë krijimin e kushteve dhe mbështetjen e investitorëve të huaj, përmes politikave konkrete, e që kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se Kosova është duke krijuar kushte për investitorët potencial, dhe së shpejti do t’i prezantojë edhe investimet tjera të kompanive të fuqishme.