Ministri Shala me Inspektoratin kontrollojnë çmimet nëpër dyqane
03 qershor 2019
| 15:17
Në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit, ministri Endrit Shala bashkë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë kontrolluar marketet për ta parë nga afër përputhjen e çmimeve në raft dhe në arkë.
“Po ashtu kam kërkuar nga të gjitha Inspektoratet Komunale që të dalin në terren për inspektime. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi është në mbështetje të bizneseve, por mbrojtja e konsumatorit është parësore”.
“Lus të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në rast se hasin në parregullsi gjatë blerjes së artikujve apo mos përputhje të çmimeve nëpër markete të telefononi Qendrën për Mbrojtje të Konsumatorit të MTI-së, në numrin: 080011000”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.