Ministri Shala në Emiratet e Bashkuara fton sipërmarrësit të investojnë në Kosovë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po merr pjesë në Konferencën vjetore të investimeve, me temën “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës.
Vizita e ministrit Shala është pasura nga ftesa që i ka bërë ministri i Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Bin Saeed Almansoori.
Ministri Shala gjatë takimeve që ka zhvilluar me homologë dhe investitorë të huaj ka shfrytëzuar rastin t’i njoftojë me potencialin që ofron Kosova për investime dhe njëherësh u ka bërë ftesë që ta vizitojnë Kosovën për mundësitë që ofron Kosova për investime.
Në këtë konferencë, që po mbahet në Dubai, ka më shumë se 200 mijë pjesëmarrës nga sektori privat si dhe nga ai publik, duke përfshirë 143 vende dhe nga më shumë se 100 personalitete.
/Epoka e re/