Ministri Shala nxjerr urdhëresë për transparencë me çmimet e derivateve (Dokument)

28 dhjetor 2018 | 11:47

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit, ka nxjerrë një urdhëresë e cila i obligon të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbime të shitjes së produkteve të naftës, ku çdo pikë shitëse të vendosin tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës (nafta, benzina dhe GLN).

Sipas kësaj urdhërese, tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës duhet ta kenë të pasqyruar permanent çmimin e produktit dhe të vendosen para ose në hyrje të pikës shitës dhe të ketë dukshmëri të qartë dhe çmimet të jenë të lexueshme.

Kjo urdhëresë është në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës me çmime, që qytetari i Kosovës duhet të jetë i njoftuar gjithmonë para se të furnizohet me derivate.

Të gjithë operatorët ekonomikë në rast të mos zbatimit do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Fushë-Kosovë, në rrugën “Hashim Hajdini” një veturë është rrokullisur.…