Ministri Shala pret në takim nxënësit e tri shkollave fillore të kryeqytetit
31 maj 2019
| 16:01
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ministri Endrit Shala, ka pritur nxënësit e tri shkollave fillore të kryeqytetit “Hasan Prishtina”, “Pavarësia” dhe “Ismail Qemali”, për ditën e tyre, 1 Qershorin.
“Bashkëbisedova me ta, dhe iu kërkova që të mësojnë dhe punojnë shumë sepse janë e ardhmja e shoqërisë dhe kanë përgjegjësi që Republikën e Kosovës ta ngritin edhe më lartë. Vëmendja e prindërve, shtetit dhe shoqërisë duhet të jetë tek fëmijët, për t’iu krijuar kushte sa më të mira”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/