Ministri Shala: Tashmë gjiganti metalurgjik ‘Trepça’ i takon edhe zyrtarisht shtetit të Kosovës
08 mars 2019
| 13:01
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se është kënaqësi dhe privilegj që sot pati nderin që bashkë me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, ta dorëzojë certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik “Trepça” tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.
“Tashmë gjiganti metalurgjik ‘Trepça’ i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë. Urime qytetarë të Kosovës dhe punëtorëve të ‘Trepçës’”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/