Ministri Shala: Të gjitha lokalet në veri janë hapur
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka bërë me dije se të gjitha lokalet e serbëve në veri janë hapur.
“Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre”.
Qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme. Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve ‘Viva Fresh’, ‘ETC’, ‘Meridian’, ‘InterEx’, ‘QTA’. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim kudo që jetojnë në Republikën e Kosovës. Ju faleminderit”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/