Ministri Shala vë në aksion inspektoratin që ta mbikëqyrë peshën e bukës
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka urdhëruar të enjten inspektoratin që të dalë në terren dhe të mbikëqyr peshën e bukës në qytetin e Prizrenit.
Postimi i plotë i Shalës në llogarinë e vet në “Facebook”:
Të nderuar qytetarë
Në vazhdën e aktivitetit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në mbrojtje të konsumatorit unë sot kam urdhëruar Agjencionin e Metrologjisë si dhe Inspektoratin e Tregut që të dalin në terren dhe të mbikëqyrin peshën e bukës në qytetin e Prizrenit. Ne do të vazhdojmë që të jemi në krye të detyrës në secilin rast që raportohet në MTI. Do të mbikëqyrim secilën peshë dhe kontrollojmë secilin produkt aty ku ligji na e mundëson dhe secila shoqëri tregtare që abuzon me ligjin apo tenton që ta mashtrojë konsumatorin do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi. E.Sh