Ministri Shala vlerëson industrinë e automobilave dhe fton investitorët e kësaj fushe për të investuar në Kosovë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit të automjeteve “Prishtina International Autoshow”, që po mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj të Prishtinës.
Ministri Shala fillimisht e vlerësoi industrinë e automobilave si mjaft me rëndësi për tregti dhe ekonomi dhe se për këtë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndërmarrë disa hapa për krijimin e kushteve për investime në Kosovë. “Është nder dhe kënaqësi për mua që si ministër i Tregtisë dhe Industrisë të jem në hapjen e këtij panairi, që është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për Tregtinë dhe Ekonominë e vendit tonë”, theksoi ministri Shala.
Ai më tej ka treguar përkushtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për juve, në këtë rast si tregtarë, si importues të brendeve kryesore të automjeteve në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht duke kërkuar nga ju një partneritet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, që çdo kontakt tuajin që e keni me kompanitë e mëdha ta shfrytëzoni si mundësi që këto kompani bashkërisht t’i ftojmë që të investojnë në Kosovë.
Ministri Endrit Shala ritheksoi edhe njëherë se unë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministria që e drejtoj unë kemi marrë disa hapa dhe do të vazhdojmë me hapa të tjerë duke ofruar mundësi dhe lehtësira për investime në Kosovë dhe njëkohësisht për të krijuar kushtet për investitorët potencialë në mënyrë që ta kenë më të lehtë ose të kenë më të arsyeshme përzgjedhjen e tyre, në këtë rast Republikën e Kosovës, për investime.