Ministri shqiptar i thotë STOP importit te patateve nga Serbia
29 mars 2021
| 18:31
Inspektorati Fito-sanitar pranë Ministrisë së Bujqësisë,Pylltarisë dhe Ekomisë së Ujrave, ku ministër është Arijanit Hoxha, ka ndaluar hyrjen e patateve të Sërbisë.
Një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e pranisë së një lloji të bakterjes në patatet serbe, e cila është e rrezikshme dhe e ndaluar sipas kritereve vendase dhe ndërkombëtare për ushqim. Mësohet se nuk do të lejohet importimi i patateve nga Serbia për periudhën e mbetur të kësaj kulture, që është rreth tre javë.
Ndërkaq nga MBPEU bëjnë të ditur se munges patatesh në treg nuk do të ketë pasiqë një sisa i madhe e patateve vendore janë në dispozicion për këtë periudhë.