Ministri slloven konfirmon: Do ta pezullojmë Shengenin në kufirin me Kroacinë

19 tetor 2023 | 09:58

Ministri i Brendshëm slloven Boshtjan Poklukar konfirmoi për televizionin N1 të Sllovenisë, se vendi i tij do të pezullojë Shengenin dhe do të vendosë kontrolle kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Ai tha se për këtë tashmë ka njoftuar sot ministrat e punëve të brendshme të Hungarisë dhe Kroacisë.

Sipas tij, ministria ka përgatitur tashmë një njoftim në përputhje me Kodin Shengen, të cilin qeveria do ta miratojë nesër dhe më pas do t’ia dërgojë Komisionit Evropian.

Arsyeja e vendosjes së kësaj mase të përkohshme është e njëjtë si në Itali: rritja e kërcënimit të terrorizmit në Evropë.

“Ne shohim se çfarë ndodhi në Francë dhe Belgjikë. Sllovenia nuk bën përjashtim”, paralajmëroi Poklukar, duke shtuar se ata duan të ofrojnë kontrolle shtesë parandaluese në rrugën e refugjatëve ballkanikë.

Ministri slloven nuk ka dashur të tregojë se kur do të nisin kontrollet në kufi policët, pasi që kjo ende nuk është diskutuar nga qeveria dhe Komisioni Evropian.

“Besoj se me këtë po rrisim sigurinë e Sllovenisë, e cila është në radhë të parë. Situata në Lindjen e Mesme është e komplikuar, ne duhet të bëjmë gjithçka që jemi të detyruar të bëjmë për sigurinë e Sllovenisë”, theksoi Poklukar.

Italia njoftoi Slloveninë se për shkak të ndryshimit të situatës në Evropë dhe Lindjen e Mesme, po vendos kontrolle kufitare me Slloveninë, njoftoi Ministria e Brendshme sllovene, dhe më pas Sllovenia vendosi të vendosë kontrolle në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Italia po prezanton të njëjtat masa për Slloveninë. Ato duhet të futen të shtunën, fillimisht për 10 ditë, me mundësi zgjatjeje, por 24ur.com raporton se sipas informacioneve të tyre masat duhet të zbatohen për të paktën dy muaj. Është e pritshme që të paktën po aq do të kryhen në kufirin e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa sytë e botës janë në Lindjen e Mesme, lufta…