Ministri s’mund t’i shpërndajë të drejtat kushtetuese si me ‘lugë’

14 prill 2020 | 10:41

Profesori universitar dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Latifi, vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës, me të cilin kufizon lirinë e lëvizjes së qytetarëve në mënyrë edhe më drastike sesa me vendimin e mëparshëm të cilin Gjykata Kushtetuese e vlerësoi antikushtetues, e konsideron të gabuar.

Latifi ka thënë se një vendim i tillë nuk përfillë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria gaboi përsëri! Vendimi i ri nuk merr parasysh kërkesat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Latifi.

Më tutje, ai thotë se kufizimi i të drejtave të njeriut nuk mund të jetë në diskrecion të një ministri. “Kufizimi i lirive dhe të drejtave të njeriut nuk mund të jetë në diskrecion të një ministri. Ministri nuk mund t’i shpërndajë të drejtat kushtetuese si me ‘lugë’, kaq ju, kaq ky, kaq ato dhe kaq ata”, ka përfunduar Latifi.

Masat e djeshme të qeverisë vijnë pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse pasiguria se kur do të rikthehet futbolli mbetet,…