MINISTRI SPASOVSKI, VAZHDUES BESNIK I ANTISHQIPTARËVE LAZAR MOJSOV E KIRO GLIGOROV

10 janar 2021 | 14:11

Prof. Mentor Dauti

Ditëlindja e Liderit karizmatik të shqiptarëve në Ballkan, Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, determinoi një gjuhë të poshtër, fyese e denigruese, antishqiptare dhe aspak në frymën e koalicionit qeverisës BDI-LSDM në funksionim të shtetit ligjor e demokratik të Maqedonisë së Veriut te orientuar kah fryma europerendimore.

Sjellja e gërditshme e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencen për shtyp përballë gazetarëve, ishte qendrim me shfaqje të bagazhit të vjeter antishqiptar të IRJ të Maqedonisë të kohës së xhelatit Tito, të Llazar Mojsov e të Kiro Gligorov.

Zvëndës Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut që është nga radhet e BDI Nazim Bushi, ndonëse u provokua keq, kishte qëndrim të pjekur, të matur e sjellje te zyrtarit të lartë shtetërorë, në ruajtje të raporteve të partnerëve të koalicionit.
Sjellja e Zv.Ministrit Bushi ishte sjellje tipike e strategjisë dhe platformës së shtetendërtimit të Liderit shqiptar Ali Ahmeti.

Spasovski, ky antishqiptar që është Ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, shpërtheu në stilin e baballarëve të tij, në stilin e të parëve të tij.

Shfaqi shenja të qarta të etërve të tij shoven, atyre që u vinte orgazma kur ju krijohej hapsira për sulme shfarosëse mbi shqiptarët apo edhe në luftë për shfarosjen e popullit shqiptar.

Ministri i Punëve të Brendshme z. Spasovski, por edhe Kryeministri Zaev, duhet të kërkojnë falje publikisht për atë sjellje arrogante ndaj përfaqësuesit politik shqiptarë në qeveri , të pa cipë e ndoshta edhe me pasoja për koalicionin qeverisës.

Jo Minister Spasovski, nuk mundesh, por edhe nese mundesh, pastaj do të ndalesh,sepse qendrim ndëshkues ndaj qëndrimit Tënd duhet të mbajë Kryeministri Zaev, e teprove, ishe ofendues, stil i demoduar i shovenistëve maqedon ishte shfaqja jote.

Maqedonia e Veriut nuk është më as Maqedonia titiste, as Maqedonia Llazar Mojsovit, por as e kohës së Gligorivit e as e Gruevskit.

Maqedonia është Maqedonia e Veriut e integruar ne mekanizmat relevant botërorë, demokratike dhe paqësore, përparimtare dhe e integruar në procese e mekanizma relevant botërorë.

Maqedonia e Veriut është në NATO, dhe gjuha e Ministrit Spasovski, është gjuhë e njohur e shovenistëve maqedon, atyre shovenisteve antishqiptar që e kanë dërguar vendin në luftë në vitin 2001.

Në mes tjerash sikur edhe kjo gjuhë urryese dhe gërditëse, e detyruan të lindej dhe dhe pastaj të dilte në skenë Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e cila luftoi heroikisht dhe fitoi, sepse e detyroi Maqedoninë të shkonte drejt Marrveshjës së Ohrit.

Zoti Spasovski gjuha juaj është gjuhë e rrugaqit politik, gjuha juaj është gjuhë hakmarrëse.
Zoti Spasovski, gjuha jote është gjuhë me temperament të njeriut që është i ngarkuar dhe që manifestoi urrejtje nacionale dhe racore.

Gjesti yt dhe deklarata jote para gazetarëve kur ata e pyeten Zv.Ministrin Bushi, dhe e morrët fjalën juve, është gjest dhe deklaratë prej gangsteri policor dhe rivali të keq politik, sepse sjellja jote nuk kishte as minimumin e respektit, por kishte qartë shenjat e mëdha të smundjes së vjeter antishqiptare maqedone, të cilën e ka vrarë dhe varrosur me luftën e saj heroike dhe titanike e famshmja Ushtrua Çlrimtare Kombëtare.

Me arrogancën tënde ju z. Spasovski dhe me deklaraten tuaj tentuat të knaqnit shqiptarët me urrejtje patologjike ndaj BDI-së dhe Liderit Ahmeti, që i keni në partinë tuaj në LSDM të tipit të Muhamed Zekirit, por edhe edhe tentuat gjithashtu të qonit ujë në mulli të Beses që e keni në koalicion, por edhe në mulli të Ziadin Seles që pret në radhë dhe nuk iken edhe atëherë kur zgerdhijnë dhëmbët antishqiptarë kuqedra antishqiptare shovene maqedone.

Gjuha juaj z. Spasovski është e koshit të plehrave, që ka shkuar njëherë e përgjithmonë në koshin e mbetjeve të historisë terrorizuese dhe shkombtarizuese ndaj shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Nuk të shkon për shtat as nuk të shitet për sukses, sepse ajo gjuhë që përdore atë ditë, ajo është gjuhë që kundërmon dhe mbjelle urrejtje nacionale dhe krijon destabilitet politik e shtetror në mes maqedonëve dhe shqiptarëve, dy popujve themelues të Maqedonisë së Veriut!

Ministër Spasovski, kërko falje për atë qëndrim jo të denjë, sepse je i vogel ti të denosh Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së , z. Ali Ahmeti.
Kërko falje, se je i vogël ti të denosh Komandantin e njohur të UÇK-së, Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferin dhe të tjerët që ishin aty.

Je i vogel z. Spasovski, nuk ke thundër, për të knaqur apetitet ruso-serbe në dëm të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ka përendur koha e dominimit, të tipit Mojsov, Kolishevski e Gligorov.
Të mjerë do të jenë ata që tentojnë të matin hijen e tyre me fuqinë e madhe politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi dhe partisë politike më të sukseshme shqiptare BDI në veçanti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka qëndruar sot…