Ministri Sveçla “transferohet” në Kombëtaren e Shqipërisë
14 shtator 2023
| 23:14
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka takuar homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçlën.
Takimi ka ndodhur në stadiumin “Air Albania”, para ndeshjes Shqipëri-Poloni, me çrast ministri Balla, ia ka dhuruar edhe nje bluzë me numër 6-të dhe në të, të shkruar edhe mbiemrin e ministrit.
Këtë njoftim e ka bërë vet ministri Balla në “Facebook”, ku edhe ka patur komente të ndryshme nga ndjekësit e tij.
Balla në një koment në llogarinë e vet ka shkruar se edhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi duhet të jetë dakord për “transferin” e radhës.
Ky mesazh lidhet me transferin e Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës në kombëtaren shqiptare kohë më parë.