Ministri Sveçla vlerëson rolin e NALT-it në fushën e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, XhelalSveçla, ka pritur sot në takim drejtorin e NATO-s Advisoryand Liaison Team (NALT) gjeneralin Jorg Ruter në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, gjeneralin Joachim Hoppe.
Në këtë takim ministri Sveçla ka falënderuar gjeneralin Jorg Ruter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me gjeneralin Joachim Hoppe.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.
Misitri Sveçla ka shprehur përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik.