Ministri Tahiri falënderon UNDP-në për mbështetjen e dhënë në sektorin e drejtësisë

12 korrik 2019 | 11:15

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues përfaqësuesen e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe e ka njoftuar për zhvillimet dhe rezultatet në fushën e sundimit të ligjit.

Ministri Tahiri e ka falënderuar UNDP-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e drejtësisë, veçanërisht në fushën e kundër korrupsionit ku si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë janë arritur rezultate në fushën e legjislacionit dhe politikave.

Tahiri ka shprehur përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me UNDP-në në proceset aktuale si dhe projektet në të ardhmen që do të dalin nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Në anën tjetër, Suokko ka përgëzuar ministrin Tahiri për rezultatet e arritura në sektorin e drejtësisë si dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje në zbatimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj,…