Ministri Tahiri: Gjykata Komerciale, jetike për të bërit biznes në Kosovë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të enjten në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.
Ministri Tahiri ka bërë me dije për progresin e arritur deri më tani në Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, pjesë e së cilës është edhe drejtësia komerciale.
Tahiri ka potencuar se pas takimeve të shumta me biznese dhe oda që përfaqësojnë interesin e tyre, është parë si e domosdoshme krijimi i Gjykatës Komerciale, për të rritur efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit.
Të bërit biznes është ngushtë i lidhur edhe qasjen e shpejtë dhe efikase në drejtësi, ka potencuar ministri Tahiri, duke shtuar se funksionalizimi i kësaj gjykate do të ndihmoj në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj.
Ministri Tahiri ka vlerësuar mbështetjen e deri tanishme që ka dhënë USAID-i, duke shtuar se ky bashkëpunim dhe sidomos ekspertiza e USAID-it do të jenë të rëndësishme në krijimin e një Gjykate Komerciale efikase dhe efektive, që do të ndihmoj në qasjen më të shpejtë të bizneseve në drejtësi.
/Epoka e re/