Ministri Tahiri merr mbështetje nga drejtori i USAID-it për Europë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar udhëheqësin e Zyrës së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, me të cilin ka diskutuar për reformat e ndërrmarra në fushën e të drejtave pronësore, agjendën “Drejtësia 2020” si dhe procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Këtë vizitë Tahiri e bëri gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri Tahiri ka falënderuar Bierman për mbështetjen e USAID-it në avancimin e infrastrukturës ligjore si dhe ka shpalosur ndryshimet dhe reformat që janë ndërrmarrë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e qasjes në drejtësi si dhe agjendën legjislative që ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës.
Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USAID) është duke ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë në një numër të konsiderueshëm projektesh dhe duke mundësuar zbatimin e prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në vazhdimësi.