Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së.
Gjatë këtij forumi, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri Tahiri do të prezantoj përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformën në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Para të pranishmëve, homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Ministri Tahiri , do vë theksin në diskutimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ndërmarra në çështjet penale dhe civile në Kosovë, proceset që kanë të bëjnë me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe forcimin e vazhdueshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.
Reformat në fushën e drejtësisë të Republikës së Kosovës do të prezantohen sot, në sesionin e parë të Forumit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.
/Epoka e re/