Ministri Tahiri: Nga java e ardhshme rasti Dehari shkon në Zvicër
17 maj 2018
| 13:17
Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka bërë me dije se nga java e ardhshme çështja e Astrit Deharit do të transferohet në Institutin në Zvicër për superekspertizë, ashtu siç është pajtuar familja Dehari.
“Në këtë javë ka përfunduar përkthimi komplet i lëndës, me material rreth 3 mijë faqe. Jam i informuar nga Prokuroria e Shtetit se lënda do të dërgohet përmes Ambasadës së Zvicrës në Institutin e Zvicrës nga java tjetër”, ka thënë Tahiri duke u përgjigjur në pyetjen parlamentare të deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.