Ministri Tahiri takoi ambasadorin Kosnett, flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Ministri Tahiri e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që janë ndërmarrë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e qasjes në drejtësi, si dhe për miratimin e agjendës legjislative që ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast ministri Tahiri ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e drejtësisë, dhe në veçanti përkrahjen e pa rezervë gjatë proceseve jetike të këtij sektori, rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit dhe agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”.
Hapat e ndërmarrë, sipas ministrit Tahiri, do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve vendore, dhe do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve në këto institucione.
/Epoka e re/