Tahiri takoi anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës

19 mars 2018 | 13:50

Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për dhënien  e provimit të jurisprudencës.

Ministri Tahiri ka kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që sa më shpejt të fillojnë punën dhe t’ju përgjigjen nevojave të profesionistëve për të hyrë në këtë provim, meqenëse ka kaluar kohë e gjatë që kur i njëjti nuk është organizuar.

“Ministria e Drejtësisë do të fasilitojë gjithë procesin. Do të jemi në dispozicionin tuaj që për të gjitha çështje administrative t’ju ndihmojmë në organizimin sa më të suksesshëm të këtij provimi, që do t’ju mundësojë profesionistëve të fushës për të verifikuar dijen e tyre dhe për të marrë kualifikimin e nevojshëm për të ushtruar profesionin e tyre në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Tahiri.

Ndërsa kryetari i Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka shprehur gatishmërinë e komisionit që provimi të organizohet sa më shpejt.

Në takim është diskutuar edhe për Projektligjin për provimin e jurisprudencës, konkretisht për opsionet e ndryshme që do të mundësonin organizim më të mirë të këtij provimi në të ardhmen.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Jerusalem drejtoreshën…