Ministri Tahiri udhëtoi për në ShBA
31 tetor 2018
| 15:12
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për një vizitë zyrtare.
Ministri Tahiri do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë si dhe me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit.
Gjatë kësaj vizite ministri Tahiri do të jetë po ashtu edhe panelist në forumin e organizuar nga Banka Botërore “Java për drejtësi dhe zhvillim”.