Ministri i Tregtisë falënderon UÇK-në, SHBA-në dhe NATO-n për çlirimin e Kosovës
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka falënderuar së pari Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pastaj SHBA-në dhe NATO-n për çlirimin e Kosovës.
Këtë falënderim Hasani e ka bërë në përvjetorin e 19 të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe.
Postimi i plotë i ministrit Hasani në llogarinë e vet në Facebook:
Kosova sot shënon njërin prej përvjetorëve më të rëndësishëm të historisë së saj.
Sot më 24 mars, në 19 vjetorin e sulmeve të Aleancës Veri-atlantike NATO mbi caqet ushtarake e policore serbe, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për SHBA-në, BE-në dhe NATO-në të cilët përmes ndërhyrjes ajrore parandaluan spastrimin etnik të vendit tonë. Kjo ndërhyrje e miqëve tanë i dha fund regjimit, terrorit e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovës.
Faleminderit UÇK!
Faleminderit SHBA!
Faleminderit NATO!