Ministri turk i Mbrojtjes nesër vjen në Kosovë

16 tetor 2023 | 20:45

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, do të qëndrojë të martën për vizitë në Kosovë.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Presidenca e Kosovës, ku thuhet se ai do të pritet në takim nga Presidentja Osmani, shkruan Reporteri.net.

Takimi do të fillojë në orën 13:35.

Nuk dihet nëse i njëjti do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Në orën 13:35, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler”, ka informuar shkurt Presidenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Mozikk ka reaguar pasi hajnat kanë pasë target shtëpinë…