Ministri ukrainas ia kthen Papës: Flamuri ynë është verdhekaltër, i vetmi që do ta ngremë e për të cilin vdesim
Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba i është kundërpërgjigjur Papa Françeskut për deklaratën e tij që tha se Kievi duhet “ta ngre flamurin e bardhë”, përballë Rusisë.
Por Kuleba ka thënë se ata do të ngrenë vetëm një flamur – atë shtetërorin.
“Flamuri ynë është verdhekaltër. Ky është flamuri për të cilin jetojmë, vdesim dhe cili mbizotëron. Nuk do të ngremë kurrë flamuj të tjerë”, shkruan kryediplomati, transmeton KlanKosova.tv.
“Kur bëhet fjalë për flamurin e bardhë, ne e dimë këtë strategji të Vatikanit nga gjysma e parë e shekullit 20. Unë ju bëj thirrje që të shmangni përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe të mbështesni Ukrainën dhe popullin e saj në luftën e tyre të drejtë për jetën e tyre”.
Më tej ai e ka ftuar Atin e Shenjtë që të bëjë vizitë në Ukrainë.