Ministri ukrainas: Krijuam mantelin që i bënë ushtarët tanë të padukshëm para armikut
Ministri ukrainas i Transformimit Dixhital, Mihailo Fedorov prezantoi sot të ashtuquajturin mantelin e padukshmërisë, për të cilin ai pretendon se mund të fshehë ushtarët nga kamerat e imazhit termik dhe dronët.
Mantelet bllokojnë rrezatimin termik, duke e bërë gjoja ushtarin të padukshëm për armikun, transmeton Telegrafi.
Manteli u krijua nga Brave1, një projekt teknologjik mbrojtës i sponsorizuar nga qeveria ukrainase.
“Ata e kanë zhvilluar atë që nga viti 2015, kur synohej të përdorej nga snajperët dhe inteligjenca ukrainase për operacione speciale në Donbas në lindje të vendit”, tha për CNN Maksim Borjak, një nga krijuesit e mantelit.
Puna serioze në projekt u rifillua pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar. Manteli është bërë nga materiale që përdoren zakonisht nga zjarrfikësit.