Ministri ukrainas: Rusia mund të fillojë një tjetër sulm nga Bjellorusia
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia mund të përgatisë një forcë sulmi në Bjellorusi për të nisur një ofensivë të re në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe zyrtarë të tjerë ukrainas sugjeruan se Moska mund të tentojë një ofensivë dimërore pasi të mobilizojë më shumë trupa.
Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë, duke ngjallur frikën e përfshirjes së Bjellorusisë në konflikt në një mënyrë më të drejtpërdrejtë.
Reznikov i tha televizionit ukrainas se nuk kishte prova se Rusia kishte filluar tashmë të grumbullonte një forcë luftarake të gatshme për sulm në Bjellorusi ose se Minsku do të tërhiqej në luftë.
“Unë mendoj se nuk është në interesin e udhëheqjes së Bjellorusisë të humbasë potencialin e saj ushtarak”, tha Reznikov.
“Kështu që unë kam shpresë se ata do të vazhdojnë të mbajnë këtë ekuilibër”, shtoi ai.