Ministri ukrainas: Rusia po sulmon kopshte të fëmijëve dhe jetimore
25 shkurt 2022
| 14:24
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të premten se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore.
Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës.
“Bashkë me Zyrën e prokurorit të përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Today’s Russian attacks on a kindergarten and an orphanage are war crimes and violations of the Rome Statute. Together with the General Prosecutor’s Office we are collecting this and other facts, which we will immediately send to the Hague. Responsibility is inevitable.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 25, 2022