Ministri ukrainas: Teknologjia, zgjidhja më e mirë kundër tankeve të Putinit
Ministri më i ri i kabinetit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, është mbështetur te gjigantët e teknologjisë për të bojkotuar Rusinë, duke u bërë thirrje hakerëve të vazhdojnë sulmet dhe duke bërë që Elon Musk të lëvizë satelitët për të përfituar ukrainasit.
Dhe shumica e këtyre gjërave nga ai është bërë vetëm nga një smartphone, përcjell Telegrafi.
Fedorov, 31 – ministri i Ukrainës për transformimin dixhital – aktualisht ndodhet në një strehë nëntokësore në një vend sekret në Kiev.
Por ndërsa miku i tij, presidenti i vendit, po mbledh forcat për luftën fizike, Mykhailo Fedorov dhe ekipi i tij po bëjnë një lloj tjetër lufte kundër Rusisë.
Duke përdorur armën e tij të preferuar – mediat sociale – Fedorov u ka kërkuar shefave të bizneseve të mëdha të ndërpresin lidhjet me Moskën.
Ai ka ndërmarrë gjithashtu lëvizjen e paprecedentë të krijimit të një “Ushtrie IT të Ukrainës” vullnetare për të nisur sulme kibernetike kundër “armikut”.
Është e pamundur të thuhet nëse kjo ka ndikuar në veprimet e kompanive, por shumica kanë ndryshuar politikën e tyre ndaj Rusisë – ose duke ndaluar shitjen e produkteve atje, ose duke ndaluar operacionet.
Fedorov ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës në total në Twitter, Facebook, Instagram dhe Telegram dhe i përdor të gjithë për të përcjellë mesazhin e tij.
“Çdo platformë është shumë e rëndësishme për ne tani dhe ne po përdorim çdo mundësi për të tërhequr kompani të mëdha në këtë tmerr që po ndodh tani në Ukrainë. Ne po përpiqemi t’ua sjellim të vërtetën rusëve dhe t’i bëjmë ata të protestojnë kundër luftës”, ka thënë ai për BBC, përcjell Telegrafi.
Ai komunikon kryesisht në gjuhën ukrainase në internet, por që nga fillimi i agresionit, ai ka kaluar në anglisht në Twitter, ku ka ndikimin më të madh.