Ministri Veliu priti në takim gjeneralin Frank Best

02 nëntor 2020 | 16:45

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim gjeneralin Frank Best, udhëheqës i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.

Sipas një njoftimi të MPB-së, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga NALT-i për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Misioni i NALT-it në Kosovë është të mbështesë të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë dhe të sigurojë këshilla dhe mbështetje, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve për institucionet relevante”, ka njoftuar MPB.

Siç theksohet në njoftim, ministri Veliu dhe Gjenerali Best u dakorduan që të vazhdohen takimet në nivele teknike të zyrtarëve përkatës, për intensifikim të raporteve dhe konkretizim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, me theks të veçantë në përkrahjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Risitë në platformën Artmotion nuk kanë të ndalur, duke qenë…