Ministri Veliu priti në takim përfaqësuesin e Sindikatës së Policisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim nënkryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli.
Në këtë takim është diskutuar për kushtet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, rolin që kanë sindikalistët për përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe modaliteteve që do të mund të ndiqen në të ardhmen për krijimin e kushteve sa më të mira për Policinë e Kosovës.
Me këtë rast, ministri Veliu, ka thënë se në shtetet demokratike roli i sindikatave është kurcial në angazhimin e tyre për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve.
Ai ka thënë se në kuadër të prioriteteve të tij dhe vizionit për një polici më të mirë, do të koordinohet ngushtë me sindikatën e policisë, për krijimin e kushteve sa më të mira.
Ministri Veliu ka vënë në dukje se gjatë mandatit të tij do të vazhdohet përkrahja në profesionalizmin e mëtejshëm të policisë dhe do të inkurajojë që të luftohen të gjitha dukuritë negative brenda policisë.