Ministri Veliu zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij të Turqisë
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, Suleyman Soylu.
Ministri Veliu falënderoi homologun e tij turk, për përkrahjen që Republika e Turqisë i ka ofurar Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tyre.
Me theks të veçantë u diskutua për menaxhimin e situatës me pandemisë Covid-19 për të dyja vendet dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e saj.
Gjatë bisedesës, ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin ndër-shtetërore mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë dhe sigurimit të mbështetjes së Turqisë në avancimin e mekanizmave të sigurisë.
Po ashtu u diskutua edhe për lëvizjet migratore që po përdorin territorin e Republikës së Turqisë dhe përmes korridoreve tjera po arrijnë në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë, Suleyman Soylu theksoi kontributin dhe punën e Ministrit Veliu dhe Qeverisë së Kosovës si kontribues i stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.
(Q.R / Epoka e re)