Ministri Vitia dhe ambasadorja franceze bisedojnë për koronavirusin

17 mars 2020 | 15:40

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Gjatë këtij takimi, Vitia e ka njoftuar ambasadoren lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga koronavirusi, Covid-19.

“Ky është një problem sfidues edhe për shtetet më të zhvilluara, ndërsa konsideroj se si shtet i ri kemi ndërmarrë veprimet e duhura përmes masave emergjente. Nga 16 personat e prekur me Koronavirus, shumica prej tyre janë familjarë të rasteve të shfaqura në fillim dhe kjo është zbuluar falë praktikës së gjurmimit të kontakteve të tyre”, ka deklaruar gjatë takimit ministri.

Po ashtu, Vitia e ka informuar ambasadoren franceze se një sfidë në vete kanë qenë edhe rezervat të cilat janë gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë, situatë kjo që ka imponuar një intervenim të menjëhershëm për të kërkuar asistencë edhe nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, për një përgjigje sa më adekuate ndaj situatës rreth Covid-19.

Vitia njëkohësisht e ka njoftuar Butel se ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të spitaleve private, shoqatave dhe organizatave të komunitetit mjekësor dhe farmaceutik, për të qenë të koordinuar lidhur me situatën me koronavirusin.

Në anën tjetër, ambasadorja Butel ka falënderuar ministrin Vitia për informatat që, sipas saj, kanë ndikuar që Kosova të jetë më e mbrojtur nga ky virus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup studiuesish në një nga universitetet në Kinë kanë…