Ministri Vitia: Garat sportive nuk mund të fillojë para 2 qershorit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie ka thënë se garat sportive në Kosovë nuk mund të nisin para 2 qershorit.
“Kemi pasur takime të shumta, jo vetëm me akterë të sportit, për atë se si t’i qasemi fazës së dytë të hapjes, që fillon të hënën. Një prej takimeve e kemi mbajtur me KOK-un dhe FFK-në, ku kemi diskutuar se kur mund të fillojnë disa aktivitete sportive, që në parim bartin rrezikshmëri më të ultë se disa aktivitete tjera. I falënderojë drejtuesit e KOK-ut dhe FFK-së që kanë mirëkuptuar situatën dhe masat e deritashme. Jemi dakorduar që në ditët në vijim të merret një vendim se si t’i qasemi kësaj çështje. Jemi dakorduar se fillimi i garave në asnjë aktivitet nuk mund të fillojë para 2 qershorit”, ka thënë Vitia.
(V.Z / Epoka e re)