Ministri Vitia kërkon përkrahjen e mjekëve turq për trajnimin e profesionistëve shëndetësorë

21 shkurt 2020 | 15:01

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Vitia gjatë këtij takimi ka shprehur falënderimin për investimet e Turqisë në Kosovë sidomos në fushën e shëndetësisë si dhe ka shprehur zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në shëndetësi.

Vitia dhe Sakari kanë diskutuar për planin e veprimit për implementimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Turqisë e Kosovës në shëndetësi, përmes së cilës mbi 100 pacientë kosovarë trajtohen falas çdo vit në Turqi.

Vitia ka kërkuar përkrahjen e ekspertëve mjekësorë të Turqisë për trajnimin e profesionistëve shëndetësor në Kosovë në lëmi specifike, me qëllim që numri i rasteve që referohen për trajtime jashtë vendit për disa diagnoza të caktuara, të zvogëlohet dhe të njëjtat të mund të trajtohen në Kosovë

Ministri Vitia të premten ka pritur në takim edhe shefin e misionit të Bankës Botërore për Kosovë, Maqedoni të Veriut, Evropë dhe Azinë Qendrore, Marco Mantovanelli, me të cilin kanë diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi, nga…