Ministri Vitia: Në orën 20:00 nga ballkonet të ndriçojmë me të kaltër për autizmin
02 prill 2020
| 18:05
Sot shënohet Dita Botërore e Autizmit. Me këtë rast, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte nga ora 20:00, nga ballkonet të ndriçojnë me ngjyrë të kaltër për nder të ditës së personave me autizëm.
Postimi i tij:
Sot është dita botërore e Autizmit.
Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë këta persona të veçantë.
Ata munden, t’u japim hapësirë
Në ora 20:00, nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin.