Ministri Vitia paralajmëron masa të reja kundër Covidit

02 prill 2021 | 12:18

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se kanë pranuar konfirmim edhe nga kompanitë e tjera për sjelljen e vaksinave kundër Covidit në Kosovë.

Ai ka thënë se shpreson që këto vaksina do të vijnë sa më shpejtë në Kosovë.

“Pajtohem me deputeten që nuk na duhet garë por bashkëpunim në këtë proces. Është lajm i mirë që kanë ardhur vaksinat. I falënderojë të gjithë akterët që kanë marr pjesë në negocimin e tyre. Me ardhjen në Qeveri e kemi intensifikuar këtë punë dhe kemi konfirmimin edhe nga kompanitë e tjera dhe shpresojmë që vaksinat të vijnë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Më tutje, Vitia ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të ketë masa të reja kundër koronavirusit.

“Jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim. Masat që do të merren ditët në vijim nga terren është mirë që të respektohen nga të gjithë. Plani për vaksinim është përpiluar. Fillon me punëtorët shëndetësor dhe fillon me personat mbi moshën 80 vjeçare. I kemi listat e tyre. Ata nuk do të kenë nevojë që të aplikojnë ‘online’ por edhe do t’i ftojmë. Të gjithë ata do t’i marrin vaksinat me këtë kontingjent”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në…