Ministri Vitia për Fitore Zenelajn: Do të jetë përjetë frymëzim i tillë
Pas një beteje të gjatë me kancerin ka vdekur infermierja Fitore Zenelaj.
Për vdekjen e saj, familjes i shprehu ngushëllime edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Vitia tha se ajo do të mbahet në mend dhe respektohet gjithmonë. Ai theksoi se infermierja luftoi me sëmundjen e saj, por mbi të gjitha i mësoi të tjerët se si të luftojnë.
“Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre”, tha ai.
I pari i MSh-së u shpreh i pikëlluar për vdekjen e infermieres Fitore Zenelaj.
“Në vend të lamtumirës për Fitore Zenelaj. Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim. Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë”, tha ministri Vitia.