Ministri Vitia: Përjetë falënderues ndaj infermiereve

12 maj 2020 | 14:33

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arbën Vitia, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ka falënderuar të gjithë infermieret e Kosovës për siç ka thënë rolin e tyre të pazëvendësueshëm.

Vitia ka thënë se përballja e përditshme e infermiereve me Covid-19, i ka lenë i ka lënë në mungesë në familjet e tyre.

“Sot në ditën ndërkombëtare të infermierisë dua të falënderoj dhe shquaj rolin e pazëvendësueshëm të të gjithë infermiereve të vendit tonë. Në këto tre muaj e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike për luftën ndaj koronavirusit. Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre”.

“Përjetë falënderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës. Ti urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit. Ky do të ishte falënderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë pacientë kanë humbur jetën në një spital në Saint…