Ministri Vitia: Shkollat dhe çerdhet fillojnë punën nga 27 shtatori

23 shtator 2021 | 17:40

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga e hëna do të fillojë viti i ri shkollor.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se punën do ta fillojnë shkollat dhe çerdhet, mirëpo me kapacitete të kufizuara.

Ministri Vitia ka theksuar se në një klasë nuk lejohet të jenë më shumë se 20 nxënës.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20”, ka thënë Vitia, duke bërë me dije se këto masa do të votohen nesër (e premte) në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë…