Ministri Vitia sot do të raportojë për zhvillimet në shëndetësi
04 tetor 2024
| 08:17
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të përballet sot me deputetët në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Vitia do të raportojë për zhvillimet aktuale në shëndetësi.
Ai do të flasë edhe për strategjinë legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë.
Raportimi pritet të nisë në orën 10:00.