Ministri Vitia: Të premten vijnë edhe 100 mijë vaksina kundër Covidit
26 maj 2021
| 11:42
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në takim me kryetarët e komunave ka diskutuar edhe rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja.
Vitia ka thënë se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100 mijë vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.
“Po ashtu, tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën ‘E-kosova’ por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, ka thënë Vitia.