Ministri Vitia uron infermierët e Kosovës për Ditën ndërkombëtare të Infermierisë

12 maj 2023 | 17:45

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka uruar infermierëve të Kosovës Ditën ndërkombëtare të Infermierisë me vlerësimet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm që kjo kategori e profesionistëve shëndetësor japin çdo ditë në shërbim pacientëve dhe qytetarëve të vendit.

“Në këtë ditë të shënuar për Infermierinë, dëshiroj të ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë ndër vite, në veçanti gjatë pandemisë Covid-19, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit për të gjithë. Infermieria është baza e sistemeve të qëndrueshme shëndetësore, arritja e të cilit është objektivi ynë. Të jesh sot në shërbim të një detyre që përveç tjerash bart në vete edhe vlerat e humanizmit, nuk është vetëm obligim e përgjegjësi, por edhe krenari dhe kontribut i drejtpërdrejt për të arritur shëndetësinë që e synojmë dhe e duam. Ne do ta vlerësojmë çdo herë këtë”, thuhet në urimin e ministrit Vitia për Ditën e Infermierisë.

“Është detyra jonë”, thekson ministri Vitia në urimin e tij, që “të sigurohemi që infermierët janë të sigurt në vetvete, t’u krijojmë një mjedis të përshtatshëm pune, t’i vlerësojmë për punën dhe të arriturat e tyre, të jenë mirë të informuar dhe ta kuptojnë rolin e tyre shumë të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor për të përmbushur sfidat e ardhshme shëndetësore dhe realizuar misionin e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe ish-kryeministri Isa Mustafa ia ka “dhënë” dorën kryeparlamentarit Glauk…