Ministri Zemaj dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.
Në këtë takim, ministri Zemaj e ka informuar komandantin e KFOR-it me prioritetet e tij në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë për fokusin në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19, raporton “Epoka e re”.
Më tutje, Zemaj ka falënderuar forcat paqeruajtëse të KFOR-it për ndihmën e vazhduar që u japin komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar MSh-së dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.
“Ka qenë dakordim i përbashkët që të bashkëpunohet në fushën e përgatitjes së mesazheve të përbashkëta për qytetarët, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e Covid-19. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se zbatimi i manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 dhe masave të tjera është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve”, ka njoftuar MSh-ja.